Sapo zbriti nga treni në Pescaro, në muajin qershor është arrestuar nga policia italiane 20-vjeçari shqiptar.
Sot është dhënë vendimi për mbajtjen në burg të tij, me 2 vite e 8 muaj.
Ai ishte nisur nga Rimini dhe synonte që të furnizonte me kokainë jetën e natës, shkruajnë mediat italiane.
Sapo policia e pikasi, shqiptari nuk kishte qenë në gjendje që të justifikonte udhëtimin e tij në Pescaro, pasi ai ishte banor i Vallefoglia.
Kështu ai i ngjalli dyshime policisë, kjo e fundit e cila vendosi për ushtrimin e një kontrolli.
Kështu në pjesën e poshtme të çantës që ai mbante mbi supe u gjet një mbështjellës celofani dhe letër alumini, që përmbante gurë kokaine me peshë më shumë se gjysmë kile.
Kjo sasi nëse do kishte dalë në tregun që synonte shqiptari do mund t’i sillte atij 8,000 euro para të thata./ Panorama/
© SYRI.net