Zbërthehet i penduari: Erion Alibej më dha 100 mijë euro për të ekzekutuar dy persona

Zbërthehet i penduari: Erion Alibej më dha 100 mijë euro për të ekzekutuar dy persona

18:32, 01/10/2020
A+ Aa A-

Erjon Alibej, besohet se ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit.

Kështu ka deklaruar Euglen Halili, bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit i cili u ka treguar hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpuntorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Regis Runaj, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë, një sasi të tillë eurosh por është e bindur se vrasja e dy të rinjve në Elbasan, është kryer nga vetë shokët e tyre, për qëllime përfitimi.

Në kohën kur dyshohet se ka financuar  vrasjen e Emiljano Ramazanit (Ilit) me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike, Erjon Alibej ka qenë i dënuar me “arrest shtëpie”, për plagosjen e Xhon Rustës.

Konflikti mes Alibej dhe Rustes nisi për motive të dobëta për shkak të një parakalimi me makinë.

Kujtojmë se Erjon Alibej aktualisht është dënuar nga gjykata me masën “arrest me burg ”, i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

34-vjeçari akuzohet si organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Përballë gjykatëses Erion Alibej ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka kërkuar të qëndrojë në arrest shtëpie me justifikimin se jeta e tij është në rrezik pasi është në hasmëri dhe se 3-ti ka mohuar që i njeh Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

Po ashtu, bëhet e ditur se po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco