VIDEO/ Grabisnin makina dhe mjete bujqësore, ja si u shkatërrua banda shqiptare në Itali

VIDEO/ Grabisnin makina dhe mjete bujqësore, ja si u shkatërrua banda shqiptare në Itali

18:18, 01/10/2020
A+ Aa A-

5 persona u arrestuan, 3 në Asti, 1 në Cuneo dhe 1 në Pavia , me urdhër të kujdestarisë paraprake të lëshuar nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Asti me kërkesë të Prokurorit Publik.

Shqiptarët akuzohen për vjedhje kundër kompanive dhe shtëpive private në Piemonte dhe në provincat e afërta të Lombardisë.

Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë rreth moshës 21 dhe 33 vjeç, dhe ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Tre prej tyre u dërguan në burgjet e Cuneo, Asti dhe Pavia, ndërsa 2 u vendosën në arrest shtëpie, në vendbanimet e tyre përkatëse.

Mësohet se pas arrestimit të shqiptarëve dhe sekuestrimeve, policia i ka kthyer pronarëve të ligjshëm mallrat e vjedhura, vlera e të cilave arrinte në disa mijëra euro.

Hetimet

Hetimet që konkluduan me arrestimin e shqiptarëve, zgjatën mbi 13 muaj. Operacioni u krye nga karabinierët e Njësisë Operative të Tortona, ndihmuar edhe nga komisariatet e Salt dhe Castelnuovo Scrivia.

Hetimet filluan në gusht të vitit të kaluar, kur banda goditi në Sale ku brenda një kompanie lokale, ata kishin vjedhur mjete të ndryshme bujqësore, makina punimi tokash, saldatorë dhe materiale të tjera të ndryshme.

Kamerat e sigurisë kishin mundur të kapnin momente nga vjedhja e shqiptarëve, ndërsa nuk munguan edhe dëshmitë nga qytetarët e ndryshëm, të cilët kishin raportuar praninë e një makine të dyshimtë.

Më pas karabinierët kishin mundur të ndërtonin skemën e arratisjes së shqiptarëve. Menjëherë policia u vu në kërkim të makinës së vjedhur dhe arriti t’a lokalizonte atë në një parking në Asti.

Kjo nuk ishte e vetmja makinë e vjedhur nga kriminelët dhe e përdorur, pasi më vonë hetimet zbuluan se ata ishin autorë të pesë vjedhjeve në muajt tetor dhe nëntor 2019, në zonat e Kuneos dhe Astit.

Shpesh, kriminelët makinat e vjedhur ai përdornin për të transportuar mallrat e vjedhura dhe për t’u kthyer në Asti. Më pas ata i parkonin makinat në rrugë publike ose në parkingjet e qendrave tregtare, duke e bërë kështu më të vështirë identifikimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco