Rriten shifrat/ 157 raste të reja në 24 orë, 1 e vdekur

Rriten shifrat/ 157 raste të reja në 24 orë, 1 e vdekur

16:38, 01/10/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë të rriten numrat e infektimeve të reja në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë identifikuar 157 raste të reja në të gjithë vendin.

Numrin kryesor e zë Tirana.

Ndërkaq mësohet se ka ndërruar jetë një burre nga Kukësi, 66 vjeç, i cili ka qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 230 të shëruar, 157 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Genta Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:

Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subject.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)

Testime totale                         89053

Raste pozitive              13806

Raste të shëruara        8077

Raste Aktive                 5341

Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2631

Durrës             582

Shkodër           391

Elbasan            299

Lezhë 291

Korçë   251

Fier       247

Vlorë   194

Kukës 149

Berat    116

Dibër   111

Gjirokastër 79

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar01/10/2020 18:10

Urime ministrisë së shëndetësisë. Më së fundi e dëgjoi kërkesën e opozitës që të shtojë testimet e të kemi dy shifra rekord të statistikave, 1000 testime e 230 të shëruar. Numuri i shtuar , edhe ky një rekkord , me 230 të shtruar në dy spitalet, është edhe ky një lajm i mirë pasi duket spitali i tretë është gati të hapet e të infektuarit me simptoma të mos lihen të vuajnë në shtëpi

Shto koment

Denonco