Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Më jep celularin se do të qëlloj me thikë”/ Ja si u shkatërrua banda shqiptare e të miturve në Athinë

‘Më jep celularin se do të qëlloj me thikë”/ Ja si u shkatërrua banda shqiptare e të miturve në Athinë

16:10, 01/10/2020
A+ Aa A-

Mediat greke shkruajnë se policia helene ka shkatërruar një bandë me të mitur, ku shumica e tyre ishin shqiptarë, ndërsa kishte edhe grekë.

Policia e Athinës arrestoi 26 persona, nga të cilët 22 janë shqiptarë, ndërsa 4 grekë. Nga të gjithë të arrestuarit, 21 janë në një moshë të mitur.  Anëtarët e bandës vepruan kryesisht në Sheshin Syntagma, Sheshin Laou, Thiseio dhe pjesë të tjera qendrore të kryeqytetit helen.

Nga policia e vendit fqinj u arrit në përfundimin se banda e grabitësve kishte një strategji për vjedhjet e dhunshme që kryente. Ata ishin ndarë në disa grupe, në pjesë të ndryshme të Athinës, ndërsa “viktimat” e tyre ishin kryesisht të miturit.

Pastaj, banda e hajdutëve, duke përdorur dhunë e mizori ekstreme, iu merrnin qytetarëve celularët, paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete. Disa nga anëtarët e grupit ishin lënë të “punonin” si roje, të shikonin policinë, me qëllim që të mos arrestohen.

Pjesëmarrja e anëtarëve të bandës në një numër të mjaftueshëm grabitjesh po hetohet, ndërsa deri më tani të paktën 8 raste janë identifikuar, të cilat ndodhën gjatë muajit të fundit. Përpos vjedhjeve, 2 prej anëtarëve të bandës së shkatërruar tashmë po hetohen për trafik droge. Operacioni për arrestimet e të miturve u krye nga Nën-drejtoria e Policisë së Atikës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan celularë, para të gatshme dhe hashash. Të arrestuarit u akuzuan për krijimin e organizatës kriminale, grabitje, dëmtim i rëndë trupor dhe për shkelje të ligjit për armët dhe drogën. të prangosurit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco