Bashkëshorti rreh për vdekje 23-vjeçaren shqiptare në SHBA, familja kërkon ndihmë….

Bashkëshorti rreh për vdekje 23-vjeçaren shqiptare në SHBA, familja kërkon ndihmë….

15:01, 01/10/2020
A+ Aa A-

Një vajzë e re shqiptare është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Mësohet se 23-vjeçarja Elena Alinj, ka lënë pas një vajzë të vogël, vetëm 11-muajshe, ndërsa autoritetet amerikane kanë bërë me dije se e reja kishte vdekur si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.

Raportohet se 23-vjeçarka ka pësuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit në tru, kjo si pasojë e neglizhencës së partnerit të saj për të njoftuar ndihmën e shpejtë. Elena vdiq në reaminacion, pas 24 orësh si pasojë e dëmeve të rënda të shkaktuara nga dhuna brutale.

Viktima kishte pësuar fraktura në brinjë, në shtyllën kurrizore, kishte shenja kafshimi dhe njolla në trup.

Ndërsa familja e të ndjerës ka kërkuar ndihmë nga komuniteti shqiptar në Amerikë, që të kontribuojnë sado pak për ta sjellë trupin e të resë në atdhe, ku të afërmit dhe miqtë e saj mund t’i japin lamtumirën.

Apeli i familjes për ndihmë:

Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri.

Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.

Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.

Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi01/10/2020 17:30

Po kush ka qen ai m..... njeri që kishte për bashkshort.E tmershme.

Shto koment

Denonco