Zbuloi tradhtinë e burrit, gruaja e helmoi, e lidhi me kabllo dhe më pas ...

Zbuloi tradhtinë e burrit, gruaja e helmoi, e lidhi me kabllo dhe më pas ...

13:59, 01/10/2020
A+ Aa A-

Tradhtia e burrit e ka bërë një grua shqiptare që të helmojë bashkëshortin dhe pastaj t’i lidhë kabllon në fyt.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrih, ku edhe jeton çifti. Bashkëshortët kanë tre fëmijë.

‘Luljeta A. në prill të vitit 2018 në pijen e preferuar të burrit ka hedhur ‘Risperal dhe Temesta’. Burri bie në gjumë të thellë.

Kur gruaja vëren në mëngjes se burri është ende gjallë ajo rreth qafës i mbështjell kabllon elektrike, në ato momente zgjohet burri dhe përpiqet të shpëtojë.

Nga zhurma zgjohen vajzat dhe e shpëtojnë babanë e tyre’, thuhet në aktakuzë.

Ngjarja është nxitur për faktin se Arsim A., kishte një të dashur shumë më të re në Kosovë.

Luljeta A., 53 vjeçe punonte si asistente e infermieres. Arsim A., ka disa prona në Kosovë me një vlerë totale prej 170 mijë francga zviceriane.

Bashkëshortët kanë qenë të njohur për autoritetet edhe për mashtrime, prandaj prokurori ka bërë thirrje për dëbim nga Zvicra për të dytë, për burrin 10 vjet për gruan dëbim prej 15 vjetëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco