Kërkohen eshtrat e një bankieri italian, nisin gërmimet pranë burgut të Burrelit

Kërkohen eshtrat e një bankieri italian, nisin gërmimet pranë burgut të Burrelit

13:51, 01/10/2020
A+ Aa A-

Përpara një viti nëpërmjet një vendimi të qeverisë shqiptare u ngrit një grup pune, i cili do të merrej vetëm me gjetjen e eshtrave të qindra të të vrarëve në kohën e komunizmit.

Ditën e sotme ka nisur puna pranë ish-burgut famëkeq të Burrelit, në kërkim të një bankieri italian.

Mësohet se gërmimet po bëhen në pjesën e jashtme të burgut tek vendi i quajtur ‘Qershia’.

Dyshohet dhe ka informacion se pikërisht në këtë vend është varrosur  italiani Giussepe Terrusi, por  edhe shumë viktimave të tjera të komunizmit.

Bankieri italian ka qenë i burgosur në Burrel nga regjimi i Hoxhës dhe prej shumë vitesh djalit i tij, Aldo Renato Terrusi, ka kryer hetime dhe kërkime për eshtrat e babait me synim për ti kthyer në atdhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco