Grevistët e urisë në Ballsh nuk pranojnë ekipin mjekësor

Grevistët e urisë në Ballsh nuk pranojnë ekipin mjekësor

13:29, 01/10/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët grevistë të UPN Ballsh nuk pranojnë mjekimin. Naftetarët thanë se, “ku ishin deri dje mjekët. Pse vijnë sot”.

“Nuk duam ndihmë. Le të jetë si të dojë gjendja jonë. Nuk do ti pranojme mjekët. Edhe të vdekur do dalim. Do përdorim mjetet rrethanore. Mjeksia vjen qe ditën e parë nuk vjen sot pas 4 ditësh. Grevën do ta vazhdojmë me ujë dhe sheqer”.

“Ne që jemi futur ketu i kemi dhënë fjalën njëri - tjetrit. Këtu do rrimë. Nuk ikim as në urgjence. Askund”.

Naftëtarët e Ballshit kanë 4 ditë që janë ngujuar në një grevë urie në ambjentet e uzinës. Ndërkohë që strukturat qeveritare vazhdojnë të heshtin ndaj problemtikave të tyre dhe kërkesave të naftëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco