VIDEO/ Makina sulmon postbllokun e policisë, plagoset rëndë një polic

VIDEO/ Makina sulmon postbllokun e policisë, plagoset rëndë një polic

12:50, 01/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Laç.

Policia ka ngritur në këtë aks një postbllok, për të kontrolluar makinat.

Por shoferi i njërës prej tyre nuk ka ndaluar duke tentuar të largohet dhe më pas ka goditur një punonjës policie, i cili ka tentuar ta ndaluar.

Për pasojë efektivi i policisë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policeve në vendngjarje personi që sulmoi postbllokun dhe goditi efektivin është ndaluar nga policia, por identiteti i tij nuk jepet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni01/10/2020 16:19

Ne vend te Edi Rames dhe bandes se tij kriminale , e pesojne policet .Por edhe keq nuk duhet te na vije , mbasi edhe ata jane kelyshet e tij qe e mbajne ne pushtet .

Shto koment

Denonco