Dhëndri i vrau vajzën me thikë, nëna thyen heshtjen: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur...

Dhëndri i vrau vajzën me thikë, nëna thyen heshtjen: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur...

12:39, 01/10/2020
A+ Aa A-

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në Neës 24 janë trajtuar ngjarje të cilat kanë shokuar mbarë opinionin publik. E tillë ishte dhe ngjarja makabre e ndodhur në 1 shkurt të 2020 në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri vrau me thikë bashkëshorten Manjola Cuku.

Vrasja ndodhi brenda në banesë, aty ku ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit, në moshë fare të mitur. Lulzim Cuku masakroi me thikë bashkëshorten dhe e mbylli atë me çelës në tualet, u largua nga banesa, ndërkohë që telefonoi kunatën e tij se e kishte vrarë Manjolën dhe se ajo duhet të njoftonte policinë.

Fëmijët të tronditur zgjohen nga gjumi dhe gjejnë nënën të masakruar në tualet. Vajza e madhe që ishte vetëm 10 vjeç rrëmbeu telefonin e të ëmës dhe telefonoi gjyshin, duke i thënë se babai kishte therur me thikë mamin. Ngjarja mori përmasa tragjike që edhe pse sot kanë kaluar gati 7 muaj ende trauma dhe tragjedia e vrasjes së Manjola Cukut është mes prindërve të saj dhe fëmijëve.

Për here të parë pas tragjedisë nëna e Manjola Cukut thyen heshtjen.

Ajo rrëfeu sot në studio detaje rrëqethëse nga biseda me nipërit që e gjetën Manjolën pa shenja jeta. E ëma e Manjolës hedh dyshime se natën e krimit dhëndri i saj Lulëzimi është ndihmuar edhe nga i vëllai.

“Në orën 6 janë vënë herët në gjumë fëmijët. Ata zakonisht flinin vonë në orën 1 të natës. Nuk dinë asgjë fëmijët se çfarë ka ndodhur mes prindërve atë natë. Vajza e madhe e ka parë nënës e saj të vrarë në tualet. Vajza e madhe tha dola dhe pashë gjurma gjaku…mendoj që ka qënë edhe kunati aty atë natë kur e ka vrarë se po të kishte sherr në familje do ngriheshin fëmijët nga gjumi. Mendoj që ata e kanë marrë me forcë vajzën. ‘Hapi sytë, na pa dhe pastaj nuk i çeli më’, kështu më thanë fëmijët. Humbja e jetës nuk është nga goditja me thikë por nga hemorragjia, Fëmijët thonë se mami ka qënë e zhveshur. A ka më krim se sa ka bërë ai? A i duhet varur se fëmijët e tërhoqën zvarrë nënë e tyre, e nxorën nga tualeti u bënë gjithë gjak.

Unë mendoj që nxitës në këtë histori kanë qënë të dy kunetërit e Manjolës, ndërsa dyshoj që atë natë kanë qënë Dashamiri ose Fatosi. Shkonte me çu fëmijët në shkollë e ruante kunati nga pas. Me vajzën flisja thoshte nuk kam njeri, se e akuzonin për tradhti, i thoshin ke dashnor. Ajo thoshte le të ma gjejnë. Sipas tyre ka folur në telefon natën. Telefonin e ka lënë në karikim një natë vajza dhe ka shkuar të flejë, ka rënë një zile burri nga Greqia dhe ajo nuk e ka hap, ka rënë në gjumë. Burri që nga ajo natë i thoshte më ke tradhtuar se nuk ma hapte telefonin”,- tha nëna e Manjolës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco