VIDEO/ Gjyqtarja Margjeka: Policia e Kufirit luan trafikun e drogës, dosjen e tyre ...

VIDEO/ Gjyqtarja Margjeka: Policia e Kufirit luan trafikun e drogës, dosjen e tyre ...

12:14, 01/10/2020
A+ Aa A-

Përveç mandatit të kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, gjyqtarja Mimoza Margjeka e ka lidhur vendimin e dhënë ndaj saj edhe më një dosje që sipas saj ka të bëjë me trafik droge pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri.

Margjeka ka thënë për mediat, se ajo kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

‘Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste.

U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit bënte drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot. Nuk ju vjen turp. Monstra’, tha Margjeka.

Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u bë me tensione të forta pas kundërshtimit të saj ndaj vendimit të Gjykatës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco