Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Lojëra fati me faqe interneti, tre të arrestuar në Tiranë, një nën hetim

Lojëra fati me faqe interneti, tre të arrestuar në Tiranë, një nën hetim

11:49, 01/10/2020
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që një tjetër është vënë nën hetim pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari e tyre e jashtëligjshme, 4 aparate celular dhe njësia kompjuterike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë aktivitet, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Policia e Tiranës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në dy lokale zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtyre lokaleve.

Si rezultat i kontrollove, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij, në një kompjuter të ndezur është i është gjetur një faqe interneti e cila dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. G., 53 vjeç dhe R. D., 23 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit e mësipërm për të ushtruar këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari e tyre e jashtëligjshme, 4 aparate celular dhe njësia kompjuterike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco