Rikthehet Covid-19 mes bluzave të bardha në Berat, 2 infermiere të infektuara

Rikthehet Covid-19 mes bluzave të bardha në Berat, 2 infermiere të infektuara

10:46, 01/10/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda ambienteve të Spitalit Rajonal Berat,duke rikthyer frikën dhe panikun mes bluzave të bardha dhe stafit mjekësor të këtij spitali.

Një infermiere në Repartin e Infektivit në këtë spital,repart ku shtrohen personat me shenjat e Covid-19,është infektuar me koronavirus. E infektuar ka rezultuar edhe një tjetër infermiere në Repartin e Urgjencës, shkruan Syri.net.

Mësohet se infermieret kishin shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe pas kryerjes së tamponit,kanë rezultuar "pozitive". Pas konfirmimit të këtyre rasteve,është kryer dezinfektimi i ambienteve të spitalit si dhe është mbyllur për dy javë Reparti Infektiv.

Burime brenda Spitalit Rajonal Berat konfirmojnë se, disa mjekë dhe infermierë të këtyre dy reparteve, që kanë pasur kontakte të përditshme në turn me infermieret e infektuara,janë karantinuar deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve që kanë bërë pasditen e djeshme dhe në vend të tyre janë dërguar mjekë zëvendësues.

Mësohet gjithashtu se infermieret janë karantinuar në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se,janë kryer tamponët e familjarëve të infermiereve dhe të një pjese të personelit mjekësor,ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të tyre. Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktivë me Covid-19 114 persona. Që nga periudha e fillimit të pandemisë së Coronavirusit në qarkun e Beratit janë regjistruar deri tani 4 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco