Si u sinjalizuan trafikantët nga kreu i OFL

Si u sinjalizuan trafikantët nga kreu i OFL

10:04, 01/10/2020
A+ Aa A-

GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi. Hetimet për nxjerrje sekreti nga OFL duket se e kanë zanafillën në mars 2019.

Vetëm tre muaj pasi nisi të flitej shumë për aksionet e Operacionit Forca e Ligjit, në 19 mars 2020 pala gjermane i ka referuar OFL dy emra të dyshuarish, për të cilët ata kishin nisur verifikimet.

Siç mësohet nga burime zyrtare, hetuesit gjermanë kërkuan verifikim të pasurive për dy shtetas, që të dy me banim në Gjermani dhe të hetuar nga gjermanët për trafik droge.

Burimet ne fjalë thanë, se pala shqiptare u ka kthyer përgjigje gjermanëve në 22 prill. Por në vazhdën e hetimeve një grup i përbashkët hetimor zbuloi komunikimin mes shtetasve shqiptarë në Gjermani, të cilët ishin vënë në dijeni për hetimet ndaj tyre, dhe me pas në telefonin e tyre u gjend edhe një fotografi e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor Deep See (Dip Si), në të cilin kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara.

Pikërisht kjo rrjedhje të dhënash ka bërë që në mes të muajit shtator, menjëherë pas këtij zbulimi, oficeri ndërlidhës gjerman, i bindur se dekonspirimi kishte ardhur nga efektivët shqiptarë të policisë, kërkon hetime urgjente nga pala shqiptare.

Në këtë mënyrë, menjëherë ka nisur verifikimi i sistemit Deep See dhe Tims për të kuptuar se kush kishte hyrë dhe kishte kryer kërkime për emrat e Prronit dhe Vukaj.

Në të gjitha rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar edhe hetime në bashkëpunim me policitë e tjera të huaja.

Përveç tij, nga hetimet rezultoi se në të njëjtën periudhë kanë kërkuar informacion për këta dy shtetas edhe dy oficerë të tjerë të policisë, një agjente femër dhe një tjetër agjent, të cilët njëkohësisht janë marrë në pyetje.

Në marrjen ne pyetje, Shkëmbi pretendon se ka kërkuar për efekt detyre pas kërkesës së ardhur nga pala gjermane. Ai ka thënë se të dhënat i ka përcjellë për procedim, dhe të njëjtën gjë kanë thënë edhe dy agjentët e tjerë që janë pyetur nga hetuesit shqiptarë.

Por SPAK dyshon se të dhënat u përcollën përmes një aparati celular iPhone. Është pikërisht kjo markë telefoni që ka shtuar dyshimet ndaj Shkëmbit, duke qenë se telefoni qe ai ka vënë në dispozicion të hetuesve është pikërisht një celular iPhone.

Shkëmbi është marrë paraditen e të mërkurës sërish në pyetje nga SPAK dhe ndaj tij SPAK po heton për dy vepra penale, më e rënda ajo e korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco