Torino/ Arrestohen 4 ‘skifterë’, vidhnin vila dhe gjatë izolimit

Torino/ Arrestohen 4 ‘skifterë’, vidhnin vila dhe gjatë izolimit

07:53, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ata kryesisht vepronin natën.

Thyenin grilat, dritaret, dyert dhe ngjiteshin lart duke hyrë në apartamentet e synuara dhe grabisnin gjithçka.

Një bandë e paskrupullt siç e cilësojnë mediat italiane përbëhej nga 4 shqiptarë të vendosur në zonën e Torinos, e cila midis janarit dhe korrikut të këtij viti, megjithë kufizimet e lëvizjes  arritën të vidhnin 33 vila, të vendosuara në komuna të ndryshme në brendësi të Torinos, veçanërisht në zonën e Canavese.

Hetimet e kryera nga ushtarët e Compagnia di Venaria (TO) filluan me arrestimin flagrant të njërit prej anëtarëve të grupit, 22 shkurtin e kaluar në fshatin Cafasse (TO) gjatë një shërbimi kontrolli.

Pastaj më 8 korrik agjentët arrestuar gjithashtu dhe bashkëpunëtorët në veprim, menjëherë pas dy vjedhjeve në Valperga.

Gjatë arrestimit në makinën e tyre u gjetën mallra të ndryshme të vjedhura: karta postare dhe një orë luksoze.

Kërkimet e mëvonshme në shtëpinë e tyre bënë  të mundur gjithashtu sekuestrimin e një arme skenike, mjete vjedhjeje, si dhe 400 € në kartëmonedha, sende të çmuara dhe 9 orë luksoze, me një vlerë totale prej mbi 25,000 €, 6 kuleta , stoli ari dhe argjendi, orendi dhe objekte të ndryshme për një vlerë prej afro 1,500 €.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco