Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës

20:58, 30/09/2020
A+ Aa A-

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavaraur Kualifikimi për shkarkimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi.

Elezi u shkarkua u shkarkua në prill të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pati probleme në deklarimin e pasurisë.

Trupa gjykuese e KPK-së që përbëhej nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar, vendosi shkarkimin e Elezit pas hetimit në të tre kriteret.

Gjatë seancës dëgjimore relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj deklaroi se Komisioni nuk i kishte gjetur Elezit probleme në kriterin e profesionalizmit dhe atë të pastërtisë së figurës, por gjeti disa probleme në kriterin e pasurisë.

KPK vuri në dukje se ishin problemet me deklarimin e vlerës së një apartamenti 124 m2 në Tiranë, pasaktësi të kontratave të blerjes së një zyre nga e shoqja dhe ngriti dyshime për trajtim preferencial në lidhje me një apartament 185 metra në Durrës të blerë vetëm për 30 mijë euro.

Pas vendimit të sotëm të KPA, Elezi është shkarkuar përfundimisht nga detyra si prokuror.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2020.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco