Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Skandali i kreut të OFL/ Kush është trafikanti që u sinjalizua në Gjermani

Skandali i kreut të OFL/ Kush është trafikanti që u sinjalizua në Gjermani

20:01, 30/09/2020
A+ Aa A-

SYRI TV

Hetimet kanë nxjerrë në dritë detaje të reja ndaj ish-kreut të OFL, Artan Shkëmbi, i cili të hënën u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mësohet se ishin hetimet nga autoritetet gjermane ato që hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha ku u përfshi një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Shkëmbi ka përdorur një program telefonik të koduar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej. E gjitha ka ardhur pas një letër-porosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin.

Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, vuri në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.

Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit. Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej. Kaq ka mjaftuar që i shumëkërkuari të humbë gjurmët menjëherë. Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.

Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë.

Hetimet e policisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një mega-operacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruan 54 mln paund.

Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari, i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Burime bëjnë me dije se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në pyetje janë marrë dy agjentë, të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco