Dënohet ‘Banda e miliarderëve’/ Shumicën e fitimeve i sillnin në Shqipëri

Dënohet ‘Banda e miliarderëve’/ Shumicën e fitimeve i sillnin në Shqipëri

19:50, 30/09/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë në Bruksel dënoi anëtarët e një bande, e cila njihej me emrin Banda e Miliarderëve.

Gjithçka nisi kur policia federale mori informacion se shqiptari Leonard Z. ishte aktiv në fushën e tregtisë së kanabisit.

Shqiptari ishte dënuar edhe më parë me pesë vite burg për trafik kokaine. Përgjimet çuan te një emër i njohur i krimit belg: Marc Verbesselt.

Banda operon që nga vitet ’90 në Belgjikë dhe Holandë. Aktivitetin e tyre e organizonin në klubin Miliarderi në Roterdam, prej nga mori emrin edhe banda.

Pas shumë hetimesh, policia zbuloi gjashtë plantacione kanabisi.

Shumica e fitimeve të drogës shkonin në Shqipëri, bëri të ditur prokuroria.

Ata zbuluan jo vetëm shuma të mëdha parash që ishin kanalizuar në Shqipëri, por edhe se prindërit e Leonardit dhe familja e tij jetonin në luks në Shqipëri.

Edhe vetë Leonardi dhe partnerja jetonin në luks në Belgjikë.

Në fund, gjykata e dënoi shqiptarin Leonard Z. me 7 vite burg. Belgu Marc Verbesselt u dënua me katër vite.

10 anëtarët e tjerë të bandës u dënuan me 2 deri në 5 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco