Situata e rëndë/ 131 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 të vdekur

Situata e rëndë/ 131 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 të vdekur

16:04, 30/09/2020
A+ Aa A-

Vazhdon të jenë të larta infektimet e reja nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme se sërish ka rritje të numrit të të infektuarve.

Kështu në 24 orët e ardhshme janë 131 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Deklarata e plote e ministrisë së Shëndetësisë:

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)

Testime totale 88040

Raste pozitive 13649

Raste të shëruara 7847

Raste Aktive 5415

Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676

Durrës 596

Shkodër 397

Lezhë 306

Elbasan 302

Fier 249

Korçë 240

Vlorë 193

Kukës 156

Berat 114

Dibër 109

Gjirokastër 77

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco