Kreu i OFL kishte 5 muaj nën hetim, 'spiunoi' gjermanët te organizata shqiptare e kokainës

Kreu i OFL kishte 5 muaj nën hetim, 'spiunoi' gjermanët te organizata shqiptare e kokainës

12:46, 30/09/2020
A+ Aa A-

Zbulohen të tjera detaje tronditëse për kreun e OFL Artan Shkëmbi për të cilin krerët e ministrisë së Brendshme janë mjaftuar vetëm `me pezullim`.

Faktikisht hetimi nga SPAK ka nisur që para 5 muajsh pas kërkesës së palës gjermane, pasi me anë të një pajisjeje përgjimi të tyre ata kanë zbuluar se kush kishte kërkuar tek të dhënat e dy shqiptarëve që ata kishin nën hetim për trafik të drogave të rënda në vendin e tyre.

Kështu ka qenë një një informacion “top sekret” i ardhur nga Gjermania që zbuloi kreun e OFL, i cili akuzohet për dekonspirim të operacioneve ndërkombëtare në llogari të organizatave të trafikut të drogës.

Autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion nga autoritetet policore shqiptare, në lidhje me një grup të trafikut të kokainës që vepronte në vendin e tyre, por Shkëmbi në vend që të ndihmonte hetuesit gjermanë me të cilët ka punuar për 6 vite si oficer kontakti, informoi organizatën kriminale që të marrin masa pasi po ndiqeshin.

Shërbimet inteligjente policore gjermanët kanë mundur që nëpërmjet përgjimeve të kapin `rastësisht`, edhe Shkëmbin dhe për këtë kanë informuar autoritet në Shqipëri.

Përveç sistemit TIMS të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep See”, i cili është program që kalkulon informacione sekrete dhe në të cilin kanë akses vetëm zyrtarët e lartë të policisë shqiptare.

Ndërkohë, mësohet se përveç Artan Shkëmbit, SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit. Ata janë marrë dy agjentë të cilët kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pensionisti pa pension30/09/2020 18:24

shikoni si do e nxjerrin pa lagur sigurimsin e tyre tashti me eshumta verrejtje ose largim nga posti dhe do e emerojne nje grade me poshte por burg kurre per te tyret

Pensionisti pa pension30/09/2020 14:09

Syri net ju lutem me publikoni opinionin per temat e politikes ose do vijë vete ne redaksi t'iu kontaktoj

Shto koment

Denonco