I kërkuari prej vitesh për tentativa vrasjeje, arrestohet në Tiranë me pistoletën gati Lajden Kadilli

I kërkuari prej vitesh për tentativa vrasjeje, arrestohet në Tiranë me pistoletën gati

08:17, 30/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Lajden Kadilli, një të ri të shpallur në kërkim mbi të cilin rëndojnë disa akuza për tentative vrasjeje. Sipas burimeve, Kadilli është arrestuar mbrëmjen e 29 shtatorit në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim.

Policia I gjeti në makinë gjatë kontrollit, një pistoletë Makarov, gati për qitje, me fishek në fole.

Kadilli akuzohet për disa ngjarje, mes tyre edhe për një sherr, ku kërcënoi me armë edhe djemtë e deputetit Spartak Braho.

Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit po në zonën e Unazës së Re. Rahmanin e plagosi në këmbë dhe për disa  plagosje të tjera në Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Erdogani30/09/2020 10:11

Kalbeni ne burg mor kopilin se po e nxoret do vrasi ndonje

Shto koment

Denonco