Dekonspiroi hetimin ndërkombëtar të drogës, ja si komunikonte drejtori i OFL-së me mesazhe të koduara

Dekonspiroi hetimin ndërkombëtar të drogës, ja si komunikonte drejtori i OFL-së me mesazhe të koduara

19:20, 29/09/2020

Numri dy i operacionit “Forca e Ligjit” , Artan Shkëmbi në Policinë e Shtetit ka përdorur një program të koduar për dërgimin e mesazheve lidhur me një hetim për trafik droge të nisur nga Gjermania të shtrirë dhe në Shqipëri.

Shkëmbi rezulton se ka përdorur programin me pagesë për të nxjerrë të dhëna për rastin në fjalë

Ai pritet të dalë të mërkurën (nesër) para gjykatës.         

“Encrochat” është sistem me pagesë që lejon shkëmbimin e mesazheve të transkriptuara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi.

Vendimi i pezullimit u mor të dielen nga gjyqtarja e  gatshme Etleva Deda pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Mësohet informacionet në lidhje me Shkëmbin kanë ardhur nga partneret e huaj kryesisht ata gjermanë.

Burimet bëjnë me dije se kanë qenë këto shërbime që gjatë transkiptimit të bërë bisedave të personave  të përfshirë ne aktivitet kriminal në shtetin gjerman, kanë zbuluar dhe komunikimin e numrit dy të OFl.

Rrjeti EncroChat është përdorur gjerësisht vitin e fundit nga rrjetet kriminale aq sa u bë shqetësim për policitë e disa vendeve të BE duke i detyruar agjentët të infiltrohen ne rrjet mes marsit dhe qershorit 2020 gjatë një hetimi në të gjithë Evropën.

Ky rrjet kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij.

Të paktën 800 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 7 korriku 2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco