Detajet/ Shqiptari i jep fund jetës në qeli, shoku i dhomës nuk kuptoi asgjë

Detajet/ Shqiptari i jep fund jetës në qeli, shoku i dhomës nuk kuptoi asgjë

18:21, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një i dënuar shqiptar, i moshës rreth 40 vjeç, mësohet se ka vrarë veten në një burg në Bolonja, në natën midis të shtunës dhe të dielës.

Shqiptari ndodhej në paraburgim në një qeli me një të burgosur tjetër, i cili nuk kishte kuptuar asgjë se çfarë kishte ndodhur.

"Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg’,- tha në një shënim Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale.

Nuk dihet ende se në ç’rrethana i ka dhënë fund jetës shqiptari dhe arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco