Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Vrau gruan e tij me lugën e kepucëve/ Shqiptari 67-vjeçar del para gjyqit në Zvicër

Vrau gruan e tij me lugën e kepucëve/ Shqiptari 67-vjeçar del para gjyqit në Zvicër

13:19, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një burrë 67 vjeç me prejardhje nga Kosova akuzohet se në vitin 2019 e mbyti gruan e tij, duke e goditur me ‘lugë’ të këpucëve. Ai sot do të dalë para Gjykatës së Qarkut në St.Gallen të Zvicrës, ndërsa Prokuroria kërkon dënim me 7 vjet burgim për vrasje pa dashje.

I akuzuari, i cili nga Kosova kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë këtu e kishte marrë edhe familjen, mund të dënohet edhe me dëbim nga Zvicra për 10 vjet. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, shkruan SDA.

Siç përmendet në aktakuzë, familja e tij prej shtatë anëtarësh ka funksionuar në mënyrë harmonike për një kohë të gjatë. I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.

Por, kur i fundit nga pesë fëmijët ishte larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar. Sipas aktakuzës, gruaja kishte ndrushuar psikologjikisht dhe shpesh e kishte fyer e poshtëruar burrin e saj, ndërsa ai kishte duruar për disa muaj.

Por, në një të premte të vitit 2019, ai e humbi kontrollin dhe fillimisht e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj, siç thuhet në aktakuzë, e ka kapur një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e ka goditur viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja kishte vdekur nga plagët e rënda që kishte marrë.

I akuzuari e kishte thirrur vetë Policinë dhe pa rezistuar ishte arrestuar nga ta.

Sipas aktakuzës, ai ka thënë se nuk donte ta vriste gruan, duke u shfaqur thellësisht i penduar për aktin. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco