Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Baste sportive me telefon, arrestohen dy pronarë lokalesh në Durrës

Baste sportive me telefon, arrestohen dy pronarë lokalesh në Durrës

09:06, 29/09/2020
A+ Aa A-

Janë arrestuar në flagrancë në Durrës 2 pronarë subjektesh që ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 pronarë subjektesh që ushtronin këtë aktivitet.

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin Durrësit, në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Organizmi i lojërave të palejuara".

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Durrësit dhe në këtë kuadër DVP Durrës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2020 09:44

Kush guxon të ngjyejë kafshatën tek bulmeti i familjes EdOls Rama arrestohet në çast, kush trafikon drogat dhe paratë e pista bëhet deputet, ministër, toyota jaris... Kjo është Shqipëria e reformës sorosiano edviniane në drejtësi.

Shto koment

Denonco