Po kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur kapet në Qafë -Thanë indiani

Po kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur kapet në Qafë -Thanë indiani

08:34, 29/09/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka arrestuar në Qafë –Thanë një shtetas indian .

Në praga është vënë S.E 28 vjeç i cili po përpiqej të kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur nga një shtetas tjetër indian.

Njoftimi i Policisë :

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga 1 shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, ka goditur një  rast të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco