Qafë Thanë, polakut i bllokohet në kufi, pushka pneumatike

Qafë Thanë, polakut i bllokohet në kufi, pushka pneumatike

08:23, 29/09/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Qafë Thanës, në dalje të Shqipërisë, ka kapur një 52-vjeçar polak, i cili kishte një pushkë pneumatike, armë gjahu, pa lejen përkatëse.

Policia e gjeti armën pasi kontrolloi makinën “Toyota” të polakut me iniciale M.M, të cilën më pas ia bllokoi.

Por, vetë shtetatin polak nuk e arrestoi. Hetuesit e krimeve në Komisariatin e Pogradecit, filluan procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit polak M. M.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco