Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ndërron jetë në spital mamia, u aksidentua me autoambulancë

Ndërron jetë në spital mamia, u aksidentua me autoambulancë

19:33, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme në orën 15.00, 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtator kur viktima po kthehej në shtëpinë e vet pas një lindjeje në maternitet.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot.

Adelina Rizvani ishte mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo ishte thirrur për të pritur një lindje në orën 02.00 të mëngjesit dhe rreth orës 04.00 ka kerkuar nga shoferi i ambulancës, Aleko Kajo 54-vjeç, ta transportonte drejt banesës.

Shoferi i ambulancës është futur kundravajtje në rrugë për të dalë në kryqëzimin kryesor ku është përplasur me mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Kosta Kaca, djali i një biznesmeni në Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco