Vëllezërit binjakë shqiptarë theren me thikë nga kushëriri i tyre në mes të qytetit

Vëllezërit binjakë shqiptarë theren me thikë nga kushëriri i tyre në mes të qytetit

17:49, 28/09/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, gjatë javës së kaluar.

Dy vëllezër binjakë, 36 vjeçar, të kombësisë shqiptare janë qëlluar me thikë nga një i afërmi i tyre, të premten në mbrëmje.

Një nga binjakët ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në Poliambulancën e Breshias, me plagë në pjesën e barkut, ndërsa vëllai në spitalin Castiglione delle Stiviere.

Kushëriri, agressor që banon në Cavriana, u arrestua nga karabinierët pas një arratie që zgjati disa kilometra.

Nuk është ende e qartë moti i agresionit ndaj dy vëllezërve, njëri rezident në Solferino dhe tjetri në Cavriana, të dy muratorë të respektuar.

Agresioni ndodhi pak pas orës 19.00.

Dy vëllezërit ndodheshin brenda një bari.

Papritur përballë barit ka ndaluar një makinë nga ku ka zbritur një person që u ka kërkuar të afroheshin.

Sapo i janë afruar makinës, agresori i ka qëlluar të dy vëllezërit duke i lënë të plagosur rëndë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco