Rriten infektimet/ 3 të vdekur dhe 132 raste të reja në 24 orët e fundit

Rriten infektimet/ 3 të vdekur dhe 132 raste të reja në 24 orët e fundit

16:07, 28/09/2020
A+ Aa A-

Rritet numri i personave që kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit në vend.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 132 raste që kanë rezultuar pozitiv.

Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë kryer 824 testime në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 95 të shëruar, 132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID

Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.

Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)

Testime totale 86378

Raste pozitive 13391

Raste të shëruara 7629

Raste Aktive 5382

Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2632

Durrës 591

Shkodër 391

Elbasan 318

Lezhë 305

Korçë 252

Fier 244

Vlorë 198

Kukës 154

Berat 112

Dibër 107

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco