Nxjerrja e sekreteve/ Gjermanët zbuluan tradhtitë e kreut të OFL-së

Nxjerrja e sekreteve/ Gjermanët zbuluan tradhtitë e kreut të OFL-së

14:49, 28/09/2020

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me pezullimin e kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Artan Shkëmbi është akuzuar për dekonspirim të operacioneve dhe shitjeve të informacioneve tek kriminelët.

Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre. Burime bëjnë me dije se Shkëmbi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.

Këta të fundit, pasi kanë verifikuar se nga u ka rrjedhur informacioni, kanë zbuluar se ka qenë vetë kreu i OFL-së Artan Shkëmbi, spiuni brenda policisë.

Gjermanët e kaluan informacionin në SPAK dhe më pas, kjo strukturë ka kërkuar pezullimin e kreut të Policisë Kriminale, njëkohësisht edhe të OFL-së.

Ende nuk dihet se çfarë çështje ka dekonspiruar Shkëmbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/09/2020 17:08

I thanë Lalë Gjonit që peshku qelbet nga koka. Që është qelbur nga koka e di qëkuri, për kisha shpresë se mos kishte shpëtuar ndonjë copë e vogëk nga bishti. Peshku ynë është i qelbur nga koka që në vitin 1945, pa u pastruar komplet nga mbeturinat e qelbësirave të trashëguara nga komunizmi, nuk ka shpëtim Shqipëria e drejtuar nga Edvin Kristaqi dhe Gramoz Ruçi. Sa para bën të pastrosh një bisht si Artan Shkëmbi kur koka e krimit është Edvini dhe Gramozi. Ta dinë edhe gjermanët...

Shqiptari28/09/2020 15:03

ÇFARË MUND TË NA THOTË GJENERAL LESHI PËR KËTA BASHKËPUNËTORË TË KRIMIT DHE TË KRIMINELËVE NË RADHËT E POLICISË SË SHTETIT DHE TË MINISTRISË SË BRENDSHME??!! APO PËRSËRI GJERMANËT E MERKELIT GËNJEJNË??!! TË GJITHA STRUKTURAT E SHTETIT DHE TË POLICISË JANË MBUSHUR ME ISH-SIGURIMSA, PËRDERISA VETË KRYEPARLAMENTARI RUÇI E BASHKËPUNËTOR DHE SHËRBËTOR I VJETËR I SIGURIMIT TË SHTETIT!!! PO SATRAPI I SURRELIT QË KËRKON MANDATIN E 3-TË DHE TË 4-T, PSE NUK BZAN SA HERË QE KA SKANDALE DHE DEGRADIM TË QEVERISË SË TIJ??!!!

Shto koment

Denonco