Kreu i OFL/ Ish-sigurimsi i akuzuar se shiste policët te kriminelët, kaloi vetingun

Kreu i OFL/ Ish-sigurimsi i akuzuar se shiste policët te kriminelët, kaloi vetingun

13:58, 28/09/2020

Sot është bërë publik vendimi për pezullimin e Artan Shkëmbit nga detyra e tij si kreu i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe si kreu i Operacionit Forca e Ligjit.

Pezullimi i tij është bërë pas një kërkese të SPAK, ndaj kreut të Policisë së Shtetit, duke i thënë se Shkëmbi ishte vënë nën hetim.

E pikërisht, ish-sigurimsi i Shtetit, Artan Shkëmbi, sipas Autoritetit të Dosjeve, po hetohet për 2 akuza të rënda.

Shkëmbi mësohet se është vënë nën akuzë për korrupsion, por më shumë akuzohet se dekonspironte operacionet policore tek kriminelët.

Sipas SPAK, Artan Shkëmbi shiste policët tek kriminelët, të cilët më pas merrnin masa dhe i shmangeshin kontrolleve dhe arrestimeve.

Ky është kreu i OFL-së dhe Policisë Kriminale që në muajin shkurt e kaloi vettingun si i pastër dhe pa asnjë problem me figurën e tij.

Por duket se gjithçka ka qenë farsë, sepse dyshimet ndaj Shkëmbit për dy akuzat e mësipërme janë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 28/09/2020 14:55

Veting kalojne ata qe jane sherbetor te rilindasve, ky eshte standart i unifikuar

Shto koment

Denonco