Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kreu i OFL-së në hetim për korrupsion dhe dekonspirim aksionesh policore

Kreu i OFL-së në hetim për korrupsion dhe dekonspirim aksionesh policore

13:25, 28/09/2020
A+ Aa A-

Vetëm pak muaj pasi rezultoi i pastër në tre shtyllat e vetingut.

Por drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi, njëkohësisht edhe kreu i Operacionit Forca e Ligjit, është pezulluar nga detyra.

Shkëmbi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe vendimi i pezullimit është marrë nga Gjykata e Posaçme.

Lajmi konfirmohet nga burime për SYRI TV.

Prej disa javësh SPAK ka një çështje për të për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor, duke dekonspiruar aksionet e policisë.

Artan Shkëmbi është akuzuar nga opozita edhe se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe më pas i katapultuar në Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/09/2020 16:54

Ky eshte skandali me i madh ne Policine e Leshit dhe qe e kompromenton rende besueshmerine dhe seriozitetin shpikjeve te Satrapit te Surrelit! Kreu i OFL bashkepunetor i krimit e i krimineleve ne pushtet. Peshkaqeni i madh eshte vete kryeministri e deri tek keta peshqit e tjere sherbetore e vasal te krimineleve te Rilindjes, me ne krye vasal Llesh Kimikun! Ja pra, ky eshte shteti me i dhjere ne bote, mu ne mes te Evropes, e qe fatkeqesht ka edhe drejtimin e radhes te OSBE!!! OSBE per here te pare e te fundit drejtohet nga nje narko-mafioz e kriminel me te meta mendore! Turp per Evropen qe e mban akoma!

Shto koment

Denonco