Tentuan ti ikin policisë, tre të rinjtë shpërndanin drogë në Tiranë arrestohen

Tentuan ti ikin policisë, tre të rinjtë shpërndanin drogë në Tiranë arrestohen

13:23, 28/09/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona pasi kishin informacion që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tre të rinjtë u arrestuan pasi policia kishte të dhëna se ata shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në fund, forcat “Sigjeta” ndërhynë duke bërë arrestimin në flagrancë të tre të rinjve, 20, 24 dhe 25 vjeç duke i kapur në makinë edhe 88 doza me kanabis.

“Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”, bën me dije policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco