VIDEO/ Motori ‘po fluturonte’ në rrugë, përplaset me ‘Benz-in’ dhe ...

VIDEO/ Motori ‘po fluturonte’ në rrugë, përplaset me ‘Benz-in’ dhe ...

12:21, 28/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Spital-Uznovë në qytetin e Beratit.

Një person me motorin me targa AU 576,  po qarkullonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një makinë që lëvizte para.

Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij.

I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për tê zbardhur shkaqet e aksidentit.

Burimet e para hetimore konfirmojnë se, shkak për aksidentin është bërë motori, i cili për shkak të shpejtësisë ka rrëshqitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin ‘Benz’ që qarkullonte në të njëjtin sens me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco