Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie brenda uzinës

Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie brenda uzinës

11:38, 28/09/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie brenda ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës. 

Pas protestës së sotme ata kanë marrë një vendim të tillë pas shumë tentativave që problemet e tyre të marrin zgjidhje por që kanë hasur në vëshin e shurdhër të qeverisë

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha në fjalën e tij se është menduar të shkohet në një grevë urie.

”Gjatë gjithë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë, prej muajit janar, ne jemi përpjekur me të gjitha format për një zgjidhje. Indiferenca e tyre është tallëse. Nuk u kushton gjë atyre që të zbresin shkallët nga ministria dhe të japin zgjidhje".

Prej dy vitesh, naftëtarët protestojnë për mosmarrjen e 20 pagave të prapambetura, si dhe kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco