Me teste pozitive për COVID, dy burra shkojnë serbes në Kakavijë

Me teste pozitive për COVID, dy burra shkojnë serbes në Kakavijë

10:33, 28/09/2020
A+ Aa A-

Dy persona nga Saranda janë gjobitur me nga 700 mijë lekë nga Inspektorati Shëndetësor i Gjirokastrës, pasi tentuan të kalojnë doganën e Kakavijës për në Greqi megjithëse në rezultatet e testit për COVID-19 shkruhet se ishin të infektuar.

Të dy burrat, S.C. 60 vjeç dhe E.L. 42 vjeç, shkuan serbes në sportel edhe pse e dinin që nuk ishin në rregull, por u zbuluan kur specialistët e Shëndetësisë dhe Policia Kufitare e Kakavijës u kontrolloi dokumentacionin.

Kësisoj, pas gjobës, ata "i mbështollën mirë" brenda në një ambulancë dhe i dërguan për në shtëpi ku janë të detyruar të qendrojnë të mbyllur derisa të shërohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco