Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ I shpallur në kërkim për përdhunim, prangoset 35-vjeçari

VIDEO/ I shpallur në kërkim për përdhunim, prangoset 35-vjeçari

09:06, 28/09/2020
A+ Aa A-

Arrestohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ja njoftimi i plotë:

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco