Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Gjilan/ Të miturën e detyron të abortojë me zor i dashuri

Gjilan/ Të miturën e detyron të abortojë me zor i dashuri

07:28, 28/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan, ku një 14-vjeçare është detyruar nga i dashuri i saj që të abortonte në një klinikë private.

Mediat kosovare raportojnë se e mitura u shfrytëzua seksualisht nga një djalë 21-vjeçar.

Ky e fundit për dy muaj e kishte dërguar 14-vjeçaren në motele të ndryshme, ndërsa si pasojë e kësaj lidhjeje ajo mbeti shtatzënë.

Pas këtij rasti ajo bashkë me prindërit e denoncuan rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua, raporton klankosova.

Ndërkohë, një i afërm i djalit ka raportuar se të ata kanë qenë në lidhje dashurie dhe se asgjë nuk ka ndodhur me dhunë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco