Hynë në banesën e italianit, por u pikasën/ Shqiptari shkakton aksident duke u arrastisur, arrestohet

Hynë në banesën e italianit, por u pikasën/ Shqiptari shkakton aksident duke u arrastisur, arrestohet

16:49, 27/09/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi hyri në një shtëpi bashkë me disa persona, vodhën para dhe sende me vlerë, pastaj në tentativë për t’u larguar shkaktuan një aksident.

Sipas policisë, bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim në fund të një nate tmerri.

Bastisja nga grupi filloi dje në mbrëmje në Modena kur tre individë, të armatosur dhe me maska, hynë në një shtëpi, duke vjedhur një orë, një portofol dhe 200 euro. Djali i pronarit, i cili jeton përballë, i zgjuar nga zhurma, i pa dhe lajmëroi policinë, raportojnë mediat italiane.

Shqiptari në tentativë për të humbur gjurmët dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë kaloi semaforin me të kuqe duke shkaktuar aksident dhe plagosur një grua dhe një burrë.

Pavarësisht tentativave të shqiptarit për t’u arratisur, në fund përfundoi në pranga, ndërsa në kërkim janë shokët e tij që morën pjesë në vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco