Kosovë, vetëm 47 raste infektimi dhe 3 të vdekur

Kosovë, vetëm 47 raste infektimi dhe 3 të vdekur

14:47, 27/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 525 mostra, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive, njoftoi para pak minutash,Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco