Interpoli arreston në Qafë Thanë, 'shumë të rrezikshmin' nga Gostivari, të arratisur nga burgu

Interpoli arreston në Qafë Thanë, 'shumë të rrezikshmin' nga Gostivari, të arratisur nga burgu

13:03, 27/09/2020
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Qafë Thanës, falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, zbuloi dhe arreston një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

I ndaluari quhet Toni Jashari, 35 vjeç, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

Në sajë të masave të shtuara, Policia Kufitare e Qafë Thanës, gjatë përpunimit të dokumentacionit në hyrje të Shqipërisë, të Toni Jasharit, konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015 e kishin dënuar  me 10 vjet burg për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikësh", parashikuar nga Kodi Penal Kroat.

Mirëpo, ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndaj, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco