Aksident me të plagosur në autostradën Tiranë - Durrës, një Benz përplaset me furgonin e pasagjerëve

Aksident me të plagosur në autostradën Tiranë - Durrës, një Benz përplaset me furgonin e pasagjerëve

10:56, 27/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë - Durrës, ku një “Benz” është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Përplasja është regjistruar mëngjesin e sotëm, në afërsi të Sukthit. Siç duket edhe nga fotot që po publikon DurrësLajm, automjeti tip “Benz” ka pësuar dëme të shumta materiale në pjesën ballore të tij.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer janë dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe rezultojnë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco