Si u kap 30-vjeçari tek ‘Myslym Shyri’ duke shitur drogë, bashkë me klientin

Si u kap 30-vjeçari tek ‘Myslym Shyri’ duke shitur drogë, bashkë me klientin

10:28, 27/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion anti-drpgë në rrugën “Myslym Shyri në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë policore.

Në këtë operacion u kapën “mat”, shpërndarësi dhe klienti duke e blerë atë, të fshehur pas një pike karburanti.

Në operacionin e koduar "Zona” u arrestua 30-vjeçari E.M, banues në Tiranë, posedues dhe shpërndarës i lëndës narkotike si dhe u procedua në gjendje të lire, klienti M.P.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se E. M. posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen e saj në zonën e "Myslym Shyrit", Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Policia ka nisur kontrollet tek "Myslym Shyrit", ku mbrapa një karburanti ka konstatuar E. M, duke i shitur lëndë narkotike  M.P.

Në vijim, Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit të banesës i gjeti edhe një sasi tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza, gjithsej 720 gramë kanabis.

Dosja e tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco