Arrestohet 'piloti' që fluturoi në Sauk me 197 km/h: As shtatë muaj që e kishte marrë patentën!

Arrestohet 'piloti' që fluturoi në Sauk me 197 km/h: As shtatë muaj që e kishte marrë patentën!

09:35, 27/09/2020
A+ Aa A-

Policia rrugore e Tiranës ka evidentuar një rast të rëndë të një shoferi të papërgjegjshëm në Tiranë, ditën e shtunë.

Policia tha se "me një shpejtësi të frikshme, 21-vjeçari nga Tirana qarkullonte me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës në aksin Sauk - TEG, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë.

21-vjeçari nuk kishte mbushur ende as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë, kur rrezikoi seriozisht jo vetëm jetën e tij por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës," theksoi Policia.

Mbrçmjen e së shtunën u arrestuan edhe 4 shoferë të dehur dhe 3 të tjerë pa patentë dhe u pezulluan 22 patenta përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera.

Situata më e rëndë është paraqitur në aksin rrugor Sauk – TEG, ku janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco