Arrestohet tezja mendjendritur e 2 shqiptarëve, si e riorganizoi shitjen e kokainës edhe gjatë karantinës

Arrestohet tezja mendjendritur e 2 shqiptarëve, si e riorganizoi shitjen e kokainës edhe gjatë karantinës

09:01, 27/09/2020
A+ Aa A-

Katër shtetas shqiptarë që dyshohet se janë përfshirë në xhiron e shitjes së drogës me pakicë në Varese, janë arrestuar.

Në orët e para të ditës së premte, 25 shtator, një skuadër e Policisë së Varese, ekzekutoi një urdhër për arrestimin e dy personave dhe dy të tjerëve në arrest shtëpiak, të gjithë me kombësi shqiptare, që dyshohet se janë të përfshirë në një biznes shitjeeje të kokainë me pakicë në Varese dhe provincë.

Hetimi nisi në fillim të vitit 2020, pas disa hetimeve të kryera nga stafi i Seksionit Anti-Drogë të Skuadrës së Varese, i cili kishte identifikuar një djalë shqiptar, që bënte një shëtitje të veçantë, si një nga furnizuesit kryesorë të kokainës në jetën e natës .

Bllokimi më vonë fillimisht e ndërpreu aktivitetin kriminal, por hetime të tjera treguan se si djali shqiptar e kishte riorganizuar sistemin e tij të tregtisë, duke i takuar klientët e tij pranë kioskave të duhanit, farmacive ose dyqaneve ushqimore, që në atë periudhë mbylljeje ishin të vetmet vendet të mundshme takimi pa shkaktuar thyerjen e masave anti- Covid.

Personeli i Seksionit Anti-Drogë të Skuadrës Lëvizëse, pasi hartoi vendet e ndryshme të takimit, organizoi një seri shërbimesh për të përgjuar e ndjekur tregtarin e drogës, deri në fund të prillit me iniciale N.G.,

Bastisja  e shtëpisë tregoi gjithashtu përfshirjen e tezes me të cilën jetonte, e identifikuar si PG, 45 vjeçe, që u arrestua, pasi në një sirtar në shtrat, në mes të ndërresave i gjetën disa duzina pako kokainë, me të njëjtën cilësi si ajo e shitur pak më parë dhe me disa mijëra euro në kartëmonedha me prerje të mesme dhe të vogël, të konsideruara si të ardhura të aktivitetit të tregtimit, gjithashtu sepse ata nuk ishin në përputhje me standardin e jetesës së familjes shqiptare.

Aktiviteti përfundoi me arrestimin e N.G. për trafik dhe ndalim me qëllim të tregtisë me kokainë, bashkë me tezen e tij P.G.

 Një biznes i drejtuar nga familja

Më pas, nga një rindërtim i përpiktë i ngjarjeve kriminale, gjithashtu përmes hetimeve të kryera mbi elementët e mbledhur gjatë kontrollit dhe nga një krahasim midis shumave të lartpërmendura të parave të sekuestruara dhe deklaratave tatimore nga të dyshuarit e marrë, jo vetëm që hipotezat hetimore kishin të bënin me tezen dhe nipin, por ka dalë një biznes i vërtetë i drejtuar nga familja, në të cilin gjithashtu është dokumentuar pjesëmarrja aktive e burrit të gruas, PD, 45 vjeç  si dhe një nipi të dytë, TD, 24, ku që të gjithë jetonin së bashku.

Sjelljet e diskutueshme i referohen një periudhe tre vjeçare: nga qershori 2017 deri në qershor 2020.

Me interes të veçantë hetimor ishte modus operandi i përdorur nga "njësia familjare" e cila, megjithëse nuk kishte precedentë, demostroi një mendje e talent që s'mund të mohohen:

Aktiviteti i paligjshëm u riorganizua: Tezja kishte detyrën kryesore të merrte "porositë" me telefon, duke lënë dy nipat e rinj, në veçanti TD, me detyrën e shpërndarjes së drogës tek klientët, në mënyrë që të shmangej mundësia që telefoni celular që përmbante emrat e klientëve të ishte në duart e nipërve e nëse për ndonjë arsye, fatkeqësisht të mund të përfundonte tek Policia në rast të një kontrolli të rastit.

Gruaja, në disa raste, i bëri dërgesat vetë, e shoqëruar nga burri i saj me makinë: një çift i martuar në moshë mesatare, që nuk ngjallte fare dyshime..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco