Burri shqiptar tenton të mbysë me tel partneren, ja çfarë e shpëtoi gruan në momentet e fundit

Burri shqiptar tenton të mbysë me tel partneren, ja çfarë e shpëtoi gruan në momentet e fundit

22:57, 26/09/2020
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi tentoi të mbyste me tel gruan e tij italiane.

Ngjarja e rëndë, e cila është shkaktuar nga xhelozia, ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Genova.

Në sekondat e fundit, 41-vjeçarja italiane ia doli të bindte partnerin që ta ndalonte dhunën që mund të shkaktonte tragjedi dhe ta dërgonte në spital.

Aty dëshmoi para mjekëve duke i thënë se burri ishte dhunuesi që i shkaktoi këtë gjendje shëndetësore.

Mjekët thirrën policinë dhe burri u arrestua për vrasje në tentativë.

Mediat italiane bëjnë me dije se çifti kishte probleme dhe ishte drejt divorcit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco