Shqiptarin e tradhëtoi  vesi i përditshëm, ja gabimi që e çoi në pranga

Shqiptarin e tradhëtoi vesi i përditshëm, ja gabimi që e çoi në pranga

16:24, 26/09/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar me rezidencë në Arezzo të Italisë është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane.

Sipas mediave italiane, policia e mbante në vëzhgim 39 vjeçarin prej disa ditësh, për shkak të  sinjalizimeve se shpërndante lëndë narkotike.

Dhe kështu ndodhi edhe dje.

Shqiptari doli në rrugë dhe ushtroi vesin e tij të shpërndarjes së drogës me biçikletë, që që u mundësoi forcave të policisë arrestimin e tij.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku iu sekuestruan disa doza me drogë gati për shitje dhe disa pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, policia i sekuestroi edhe 650 euro.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco