Shtrihu në tokë …’/ Policia shkëmben zjarr me Lefter Zhidrun, të rinjtë përjetojnë momente tmerri në banesë

Shtrihu në tokë …’/ Policia shkëmben zjarr me Lefter Zhidrun, të rinjtë përjetojnë momente tmerri në banesë

16:00, 26/09/2020
A+ Aa A-

Fax News ka siguruar momentin kur të rinjtë janë tmerruar nga zhurma e breshërisë së kallashit që dëgjohej nga banesa e Lefter Zhidru.

71-vjecari i bëri rezistencë për rreth pesë orë policisë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar derisa u ekzekutua.

Familjet që jetojnë në pallatin 5 katësh janë tmerruar nga të shtënat në katin e parë ku dukej sikur kishte plasur “lufta”.

“Shtrihu në tokë”, dëgjohen duke thënë të rinjtë, të cilët ishin duke qëndruar në një dyqan poshtë shtëpisë së 71-vjecarit.

Ata kishin frikë për jetën e tyre dhe kanë ndjerë ccdo lëvizje të të moshuarit dhe kanë udhëzuar familjarët me telefon që të mos dilnin nga banesa derisa gjendja të qetësohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco